03,12,2024

2016, viti i dobësimit për “kalifatin” e ISIS-it

Must Read

Xhihadistët aktualisht nuk zotërojnë më shumë se gjysmën e territorit që kur u shfaqën në 2014 në Irak dhe në Siri dhe kanë shënuar humbjet më të mëdha këtë vit kundrejt një shifre në rritje të forcave dhe vendeve në koalicion kundër tyre.

“Gati tre milionë persona dhe më shumë se 44.000 kilometra katror të territorit u çliruan nga dominimi i ISIS-it në 2016”, njoftoi sot gjenerali amerikan, Steve Townsend, që udhëheq koalicionin ndërkombëtar antixhihadist, transmeton atsh.

Grupi ultraradikal sunit humbi Falluxhan, qytet simbol në Irak si dhe Dabiq, qyteti sirian dhe gur themeli i mitologjisë. Në terma strategjikë ISIS-i u dëbua nga Ramadi, kryeqendra e provincës më të madhe perëndimore të Al-Anbar-it në Irak, dhe Minbej në Siri, zona të rëndësishme për vazhdimësinë territoriale të “kalifatit” të tij.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img