29,04,2024

20 vite nga pozicionimi i UÇK-së në Fshatin Jezerc

Must Read

20 vite nga pozicionimi i UÇK-së në Fshatin Jezerc – Rifreskim i memories historike

20 vite më parë, më 18 Korrik 1998, në orët e herëshme të mëngjesit u pozicionuam në Fshatin Jezerc. Pra, ky pozicionim ndodhte vetëm dy ditë mbas rënies heroike të Dëshmorit të Kombit Nazmi Ukzmajli dhe plagosjes së Komandantit Imri Ilazi – Ferri.

Unë së bashku me Besnikun, Migjenin dhe Flamurin ( Dëshmori Vezir Jashari) ishim në Blinajë. Nga atje, më 17 Korrik së bashku me Shukri Bujën dhe Elmi Reçica- Petritin udhëtuam për në Fshatin Papas ( Suharekë) , ku u bashkuam me pjesën tjetër dhe ku takuam edhe Komandant Ferrin e plagosur.

Në orët e herëshme të mëngjesit të 18 Korrikut arritëm në Jezerc dhe mbas fjalimit të Komandant Bujës u shpërndamë nëpër pikat e caktuara. Me sa mbaj mend, ishim vetëm 34 ushtarë që u vendosëm në Jezerc, duke përfshirë këtu edhe Nazmi Baliun – Amerikanin dhe Hysni Gutën – Gjonin

Në pikën 1 u vendosëm 10 ushtarë:
Bajram Sylejmani – udhëheqës
Ekrem Metushi – Rrapi
Nehat Mustafa – MALI
Lulzim Aliu – Besniku
Bashkim Fazliu – Migjeni
Vezir Jashari – Flamuri
Nazmi Baliu – Amerikani
Reshat Azemi – Shpella
Gafurr Limani – Shaullini
Ylber Hajredini – Mësuesi dhe një nga Fshati Jezerc , emri i të cilit nuk po më kujtohet për momentin.

Nga 34 ushtarët e parë të pozicionuar në fshatin Jezerc, 5 prej tyre ranë Dëshmorë në Altarin e Lirisë : vëllezërit Gursel e Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Vezir Jashari dhe Hyrë Emini.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Ps: në ndërkohë do mundohem ti shkruaj emrat e 34 ushtaëve të vendosur në Jezerc. Për çdo lëshim eventual dhe të paqëllimshëm, paraprakisht kërkoj falje!

Plotësim, disa nga 34 emrat:
Shukri Buja, Imri Ilazi, Gursel Sylejmani, Bajram Sylejmani, Sejdi Sejdiu, Vezir Jashari,Hyrë Emini, Elmi Reçica, Shaban Viça, Milaim Jashari, Nehat Mustafa, Bashkim Fazliu, Lulzim Aliu, Ekrem Metushi, Musa Shabani, Sami Hajrullahu, Fehmi Hajrullahu, Hidajete Rexha, Gëzim Haxhimusa, Linda Viça, Arsim Hamiti, Ibadete Jashari, Asllan Shabani, Xhavit Gashi, Nazmi Baliu, Hysni Guta, Reshat Azemi, Ylber Hajredini, Gafurr Limani…
Lus shokët të bëjnë plotësimin edhe të 5 ushtarëve të tjerë.

Nehat Mustafa – MALI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img