03,01,2025

2.7 miliardë euro depozita

Must Read

Depozitat e qytetarëve të Kosovës nëpër bankat komerciale në vend deri në fund të muajit qershor të këtij viti kanë arritur në 2 miliardë e 690 milionë euro, duke shënuar

rritje vjetore prej 4,6 për qind. Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se depozitat për të dytin vit me radhë shënuan ngadalësim të rritjes.

“Depozitat e ekonomive familjare, të cilat janë burim më i qëndrueshëm i financimit në raport me kanalet tjera të financimit, vazhdojnë ta dominojnë strukturën e depozitave të sektorit bankar duke përfaqësuar 74,4 për qind të gjithsej depozitave. Vlera e depozitave të ekonomive familjare, në qershor 2016, shënoi rritje vjetore prej 5,2 për qind. Kategoria e dytë më e rëndësishme e depozitave, gjegjësisht depozitat e ndërmarrjeve, kishte një

pjesëmarrje prej 20.8 për qind në gjithsej depozitat. Kjo kategori e depozitave pothuajse përgjysmoi ritmin e rritjes, duke shënuar rritje vjetore prej 3,7 për qind në qershor 2016”, thuhet në raportin e fundit të stabilitetit financiar të BQK-s. /Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img