16,01,2025

Amerikani jep një lajm shumë të keq për Kosovën

Must Read

SHBA-ja duhet të ketë një përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu po cilëson ish-komandanti amerikan në Evropë, Ben Hodges, në një mendim të tij të publikuar në një blog.

Sipas tij një qasje e re e SHBA-ve do të impononte një rol më të madh të SHBA-ve në këtë proces, duke pasur parasysh modelin e marrëveshjës së paqes së Dejtonit, dhe emërimin e një të dërguari të posaçëm, si rasti i Richard Holbrook.

Duke folur për rolin e SHBA-ve në këtë aspekt, Hodges theksoi se mund të jetë vendimtar në rajon nëse zbatimi i një marrëveshjeje strategjike dhe gjithëpërfshirëse ështëi i integruar mirë me përpjekjes e BE-së dhe NATO-s.

Sipas tij, kjo i mbron të dy palët nga presionet e brendshme dhe të jashtme, dhe siguron shpresë për ta duke arritur kompromise të vështira por të nevojshme.

“Gjithsesi, kjo do të ishte e mundshme nëse ne do të demonstronim nivelin e njëjtë të angazhimit si gjatë negociatave për marrëveshjen e Dejtonit, e cila dërgoi në një paqe jo përfekte por stabile në Ballkan”, citohet të ketë thënë ai,

Hodges, veteran i Ushtrisë amerikane, aktualisht është pjesë e Qendrës Evropiane për Analiza Politike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img