19,04,2024

15 vjeçari nis hakmarrjen për vëllanë e vrarë ndaj sulmit në Paris (Foto)

Must Read

popo

Policia në shtetet evropiane janë vënë në gatishmëri të lartë që nga marrja e informacioneve që vëllai i sulmuesit në Paris Abdelhamid Abaaoud , Yones Abaaoud 15 vjeçar ka lënë Sirinë për në rrugën e tij drejt Belgjikës, për të marrë hak ndaj vdekjes së vëllait të tij.
Younes Abaaoud është përshkruar në mediat Islamike si xhihadisti më i ri dhe më i njohuri, transmeton lajmi.net.

“Kam ardhur këtu në orën 10”, ishin fjalët e përgjuara nga Interpoli në një bisedë telefonike më 28 shkurt mes Younes dhe motrës së tij Yasmina, e  cila banon në Belgjikë.

Një kërcënim tjetër nga xhihadisti ishte parë edhe në Facebook-un e tij ku kishte shkruar se: “Së shpejti do të hakmerrem për vëllanë tim”.

Vëllai i tij ishte vrarë pas një operacioni anti terrorist në Paris, i cili kishte lënë të vdekur 130 persona.

Autoritetet besojnë se Yones përbën një kërcënim, dhe ai është përshkruar si “terrorist”, “vrasës”, dhe “luftëtar xhihadist”.

Gjithashtu dyshohet se i dyshuari adoleshent, ka ndryshuar pamjen e tij dhe udhëton me një emër të rremë.

“Nëse ai u kthye në Evropë dhe ecën me një identitet të rremë, është e vështirë për ne ta gjejmë atë”, ka thënë një hetues.

Policia janë të shqetësuar se Younes mund të ndjekë hapat e vëllait të tij, duke u futur nëpërmjet kontrolleve kufitare në Evropë dhe pastaj të udhëtojë nga vendi në vend.

Salah Abdeslam, shoku më i mirë i Abdelhamid Abaaoud dhe vëllai i një prej sulmuesve në Parisi u ndalua dhe u lirua nga autoritetet tri herë, që besohet se edhe i riu Younes vështirë do të kapet.

1 2 3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img