18,06,2025

144 të shëruar dhe 76 raste me COVID-19. Në Ferizaj vetëm një rast

Must Read

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes. 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste,  komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img