16,01,2025

13 vjet burgim për një vrasje që e kreu në vitin 2016 në Ferizaj

Must Read

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit M. A. në kohëzgjatje prej trembëdhjetë vjet burgim.

I akuzuari, siç njofton gjykata, me datë 18 gusht 2016, rreth orës 18:00 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin S. R., duke shtënë në drejtim të tij dy herë me revole të tipit “Vzor” 50 të kalibrit 7.65 mm.

“Në ditën kritike i ndjeri takohet me të akuzuarin dhe fillojnë të bisedojnë, lidhur me një mosmarrëveshje të mëhershme dhe pas një bisede te tensionuar i akuzuari nxjerrë revolen dhe shtënë dy herë në drejtim të ndjerit S. R., i cili po ashtu posedonte një revole. Me këto veprime i akuzuari M. A., ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues për dispozitivin e parë të aktakuzës ka shqiptuar dënim prej 12 vite e gjashtë muaj burgim, ndërsa për dispozitivin e dytë i shqipton dënim një vit burgim. Konform nenit 76 paragrafit 1 të KPRK-së, të akuzuarit i shqiptohet dënim unik në kohëzgjatje prej 13 vite burgim”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Më datë 30.12.2024 dhe 31.12.2024, në stacionin policor të Ferizajt janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda, të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img