04,12,2024

GËZUAR 2017! 2017 qoftë një motmot pa Mjegull!

Must Read

2016 pati shumë Mjegull! E në Mjegull gjithfarë shpirtra legjendash…

Ismet Aliu
Po ecja nëpër mjegull…
Ec, e ec, ec nëpër Mjegull. Mundohesh të shohësh, por s sheh gjë veçse Mjegull.
Në mjegull më përpara dëgjon se sheh. Ec, e ec, e ec kur ja dëgjoj një zë : ‘’O ti Kosovar!’’
Shpejtoj hapin dhe ik nëpër Mjegull e mendoj me vete e shaj me vete ‘’O ta kajsha Lokën, po unë shqiptar jam . E ec, e ec, e ec kur ja një turmë njerëzish të gjakut tone të tokës tone e quanin njëri –tjetrin kosovar. Një plak me qeleshe doli prej turmës dhe tha ma ku’pt mullanin e volli. Buuu gjithë vrerin e nxori jashtë.
Vazhdova udhën. Prapë Mjegull. E ec, e ec ec nëpër Mjegull kur ja një shkrim cirilik: OPSTINA SKUPSTINA, Qyqy! Kur ja edhe një, edhe një, edhe një, edhe një… Ptu! Sa shumë qenkan bre! Dikush tha këto janë embrioni i ’’Zajednicës’’ që do të zgjerohet e do ta qelb vendin në të ardhmen. Prapë vazhdova udhën nëpër Mjegull. Ec, e ec, e ec gjë s shihej pos Mjegullës. Diku një zë kënge… Një zë epik sikur dilte nga honet e legjendës. E dëgjoja, shpirti më madhërohej, po mjegulla s’ më shqitej dot. Ec, e ec, e ec nëpër Mjegull kur ja një turmë njerëzish: përqafoheshin, ca qanin, ca i shanin prijësit, po mos na qoftë fjala dalë e shanin edhe tokën e tyre! Një plak me mustaqe e plis i tha atij: ‘’ Po qysh shahet toka bre! Ptuu! Jazëk t’ koftë!’’ Turma e njerëzve hipnin në autobus. Ata po iknin në Evropë… Po iknin kah sytë këmbët…
Plaku drodhi një cigare u mbështet për shkopi dhe tek e thithte me afsh, i pëshpëriti më shumë vetes sesa të turmës ‘’Thefshi qafen!’’ Ika. Thash të dal në bjeshkë. Të ngjitem kah Shkreli, kah bjeshkët e Azem Shkrelit… E ec, e ec, e ec në Bogë e andej e këndej, kur dikush tha ”O ti, e ke kaluar kufirin” Zërin ia dëgjova, po fytyrën s’ia pash se ishte Mjegull. Jo mor, jo… Është gabim thash dhe vayhdova të shëtis nëpër BJeshkët e Nemuna…

Nejse… Zbrita nga bjeshkët, U nisa tjetërkah. E ec, e ec, e ec prapë Mjegull. Gjë s’shihej pos Mjegullës. Ec, e ec, e ec udhë s’ gjeje kund… Dikur u ula pak të pushoj. Preka prapa shpinës… hetova diçka të betontë. U ngrita e ec, e ec, e ec. Mur. Mur. Mur… Ë, thash me vete ky është ai muri që ngriti pushtuesi. Ky është provokimi më i ri dhe më madhi.
Prapë dola në udhë, prapë ishte mjegull. S’ isha sall unë. Ishim shumë, shumë, shumë… Dhe kishte Mjegull…

Hajde, GËZUAR 2017!
Dalshim nga Mjegulla!!

31. dhjetor 2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img