22,02,2024

123 mijë euro për tri federata të sportit

Must Read

13mi

Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit me federata të sportit të Kosovës, të cilat për synim kanë krijimin e mundësive që ato të funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka nënshkruar sot tre memorandume, me Federatën e Peshëngritjes (me 28 mijë euro), atë të Autosporteve (me 61 mijë euro) dhe të Aeronautikës (me 41 mijë euro), federata këto të cilat në tërësi janë subvencionuar me 123 mijë euro.

MKRS-ja nëpërmjet memorandumeve të bashkëpunimit që nënshkruan me federatat e sportit të Kosovës, ka ndihmuar që ato të pavarësohen financiarisht dhe të mund t’i realizojnë programet e tyre.

Në një komunikatë për media të MKRS-së thuhet se drejtuesit e federatave janë shprehur të kënaqur me këto akte, të cilat sipas tyre po mundësojnë që ato të funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur dhe me efikasitet, në funksion të ngritjes cilësore të sportit të Kosovës.

Drejtuesit e federatave thuhet po ashtu se i kanë vlerësuar si shumë pozitive aktet e memorandumeve, të cilat krijojnë kushte për planifikime, dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë jashtëzakonisht shumë veprimtaritë e federatave dhe sportin në përgjithësi.

Në komunikatë thuhet se ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federative për punën që po bëjnë në mbarëvajtjen e sportit të Kosovës, dhe u shpreh se MKRS-ja po punon në disa plane për të ndihmuar sportin e Kosovës: në infrastrukturë me projekte të shumta kapitale, me legjislacion modern dhe me subvencionime, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet edhe më tutje, dhe kështu të prezantohet sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.

po 13mi

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdekja e 23-vjeçares ukrainase, Prokuroria: Rasti është duke u hetuar “aksident trafiku” me fatalitet

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje shtesë lidhur me vdekjen e 23-vjeçares ukrainase. Në njoftimin për media të Prokurorisë thuhet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img