05,05,2024

12 Qershor, fillimi i ri për Kosovën!

Must Read

Shkruan: Hanife Salihu

      12 qershori, më kujton një fillim të mbarë për vendin tonë, një fillim të ri. Kjo datë është e veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Kjo datë është historike për vendin tonë, pasi që më këtë datë u shpërndanë në qiell rrezet e lirisë, tokës së saj ju kthyenë banorët e saj, të cilët okupatori i kishte larguar me force nga vendi i tyre. E për Kosovën, filloi një fillim i ri me 12 qershor të vitit 1999-të, siç do të fillon fillimi i ri me 12 qershor të këtij viti (2017). 

   Pikërisht, këto zgjedhje më asocojn në përfundimin e luftës në Kosovë. Pasi që, më 9 qershor të vitit 1999-të Serbia pushtuese e nënshkroi marrëveshjen me NATO-n, të cilët e përkrahën luftën çlirimtare të K-së dhe lirinë e popullit të saj.  Edhe pse ishte bë sakrificë me shekuj për liri, edhe pse çlirimtarët për lirinë e vendit të tyre nuk kishin ndalur asnjëherë ndër vite, edhe pse NATO e përdori forcën e saj ndaj Serbisë. Disi mbetëm të heshtur me 11 qershor të vitit 1999-të, kur hyri në fuqi marrëveshja për largimin e Serbisë nga Kosova. Kështu më asocon 11 qershori i vitit 1999-të kur mbetëm të heshtur, me 11 qershorin e vitit 2017-të, kur populli  masivikisht, fuqishëm do t’a votonë fillimin e ri, për t’i votuar ata që sjellën fillimin e ri në vitin 1999-të. E me 12 qershor filloi festa e lirisë, çlirimtarët marshuanë rrugëve të Kosovës, filloi një fillim i ri për vendin, sikurse që do të fillon një fillim i ri me 12 qershor të këtij viti, do të fillon një mbarësi ku secili qytetar i Kosovës do të jeton dinjitetshëm me fillimin e ri. 

Urime Kosovë, fillimi i ri!    

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img