Merkato e futbollistëve aktualisht është në pritje që të përfundojë Botërori. Për momentin ka shumë pak lëvizje.
Gjithsesi, disa goditje të rëndësishme janë bërë.
Më poshtë do të shikoni listën e 12 blerjeve më të shtrenjta deri tani.
Mos u habisni nëse hasni në disa futbollistë që ndoshta nuk i njihni, transmeton “TCH”.
Renditja:
Thomas Lemar (70 milionë euro) – Nga Monaco te Atletico Madrid
Fred (59 milionë euro) – Nga Shakhtar te Manchester United
Fabinho (50 milionë euro) – Nga Monaco te Liverpuli
Rodrygo (45 milionë euro) – Nga Santosi te Reali
Douglas Costa (40 milionë euro) – Juventusi e bleu nga Bayern Munchen
Joao Cancelo (40 milionë euro) – Nga Valencia te Juventusi
Radja Nainngolan (38 milionë euro) – Nga Roma te Interi
Abdou Diallo (28 milionë euro) – Nga Mainz te Borussia Dortmund
Jeffrey Kondogbia (25 milionë euro) – Valencia e bleu nga Interi
Simone Verdi (25 milionë euro) – Nga Bolonja te Napoli
Issa Diop (25 milionë euro) – Nga Toulouse te West Ham
Bernd Leno (25 milionë euro) – Nga Bayer Leverkusen te Arsenal