Pas shumë ndeshjeve në të cilat KF Ferizaj assesi të gjejë rrugën deri te porta e kundërshtari më në fund sot fitoi ndeshjen kundër Gjilanit me rezultat 1:0
Me golin e Jasir Selmanit të shënuar kundër ekipit të Gjilanit, KF Ferizaj sot ka arkëtuar tre pikë të vlefshme .
Si duket serisë së humbjeve po i vije fundi dhe lojtarëve të KF Ferizaj po u kthehet edhe vetëbesimi në lojë. Para nisjes për në Gjilan deri sa po prisnin autobusin shihej një optimizëm tek lojtarët.Një optimizëm se më në fund duhet të ndërroi diçka në të mirë të këtij klubi, të cilit, siç thanë edhe lojtarët tani i ka të gjitha, por sikur fati u kishte kthyer shpinën.
Kjo fitore e sodit e cila u arrit si mysafir pritet që të jetë si motivim edhe për lojtarët për një angazhim më të madh që në ndeshjet e radhës ti gëzojnë edhe simpatizuesit ferizajas.