10,09,2025

Interesim i madh për Planin Zhvillimorë të Komunës së Ferizajt

Must Read

Interesimet e pjesëmarrësve të tubimit ishin lidhur me hapjen e rrugëve për tokat bujqësore, ruajtjen e trashëgimisë, angazhimin e ekspertëve ferizajas në këtë projekt, higjienën publike, deponitë e mbeturinave, legalizimin e objekteve të banimit, mirëmbajtjen dhe sigurinë e banesave etj.

Drejtoria komunale e urbanizmit në Ferizaj së bashku me INSI, paraqitën sot para qytetarëve dhe bashkatdhetarëve ferizajas procesin e hartimit të Planit zhvillimor komunal për komunën e Ferizajt. Drejtori i urbanizmit Faik Grainca, i njoftoi pjesëmarrësit e takimit se hartimi i planit është në fazën e mbledhjes së informacioneve, ndërsa do të ketë takime të ngjashme edhe nëpër fshatra, për t’i njoftuar banorët me zonat bujqësore dhe zonat ndërtimore, si dhe për të marrë propozimet e tyre.

13680005_1236058349762319_9214745641531158557_o
Pjesëmarrës dhe bashkërendues të aktiviteteve për hartimin e Planit zhvillimor komunal, thanë se bëhet fjalë për hartimin e një plani gjithëpërfshirës, në të cilin do të marrin pjesë individët, grupet e interesit dhe të gjithë ata që preken nga ky projekt. Ata shpjeguan se plani përfshin profilin e komunës, infrastrukturën rrugore, bonitetin e tokave, trashëgiminë kulturore, trashëgiminë natyrore, hidrologjinë, furnizimin me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza etj.
Interesimet e pjesëmarrësve të tubimit ishin lidhur me hapjen e rrugëve për tokat bujqësore, ruajtjen e trashëgimisë, angazhimin e ekspertëve ferizajas në këtë projekt, higjienën publike, deponitë e mbeturinave, legalizimin e objekteve të banimit, mirëmbajtjen dhe sigurinë e banesave etj.
Drejtori Grainca u dha shpjegime të gjitha çështjeve të ngritura. Lidhur me angazhimin e ekspertëve ferizajas për hartimin e Planit Zhvillimor komunal ai tha se konkursi ka qenë i hapur për të gjithë, por nuk ka konkurruar asnjë kompani ferizajase. Lidhur me mbeturinat dhe higjienën e objekteve të banimit, Grainca tha se ka nevojë për një vetëdije më të lartë të qytetarëve, sepse nuk mund të mbahet niveli i mirë i pastërtisë vetëm nga kompania përgjegjëse. Sa i takon legalizimit të banesave, drejtori i urbanizmit shpjegoi kërkesat që i janë bërë Ministrisë së Mjedisit që procedurat e legalizimit të jenë më të thjeshta dhe kostoja më e ulët etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img