Prishtinë, 16 gusht 2016 –
Posta e Kosovës ka promovuar të martën pullën postare që i dedikohet shenjtërimit të Nënës Terezë.
Në promovimin që është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Vitit të Nënës Terezë, i shpallur nga Qeveria e Kosovës, kanë marrë kryeministri Isa Mustafa, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të ndryshme.
Kryeshefi Ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha ka folur për vlerat dhe imazhin që bart kjo pullë postare.
“Kjo pullë postare do të udhëtoj nga Republika e Kosovës për në të gjitha vendet e botës dhe do të përcjellë edhe lutjet e Nënës Terezë”, ka theksuar ai.
Për humanisten e madhe shqiptare dhe veprën e saj madhështore kanë folur edhe kryeministri Mustafa dhe Ipeshkvi i Kosovës.
Autore e kësaj pulle postare është producentja Diana Toska, ndërkaq dizejnatore Hilminjeta Apuk.
Një nga misionet kryesore të Filatelisë së Postës së Kosovës është promovimi i vlerave tona kombëtare kështu që, pulla postare për Nënën Terezë është përmbushje e këtij misioni.
Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të nderojë përmes pullave postare personalitetet e shquara.


![Nena Tereze Pulla Postare_perfor [107957880]](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2016/08/Nena-Tereze-Pulla-Postare_perfor-107957880-1.jpg)
![IMG_9840 [107957882]](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2016/08/IMG_9840-107957882.jpg)
![IMG_9806 [107957883]](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2016/08/IMG_9806-107957883.jpg)
![IMG_9786 [107957881]](https://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2016/08/IMG_9786-107957881.jpg)
