03,05,2024

10 mijë euro për dekorimin e qytetit

Must Read

Ferizaj.08.12.2017. Me afrimin e festave të fundvitit, komuna ka filluar përgatitjet për dekorimin e qytetit të Ferizajt. Drejtoresha në largim e shërbimeve publike në këtë qytet Mimoza Fazliu, tha se këtë vit do të ketë më shumë zbukurime sesa viteve të tjera.

“Kemi filluar javën e kaluar me dekorim, këtë vit jemi përqendruar më shumë në shesh, do të ketë më shumë dekorime dhe ndriçim do të jetë ‘’Gëzuar 2018’’ në mes të sheshit, bredhi do të jetë i njëjtë, por do të ketë më shumë dekorime dhe ndriçim, po ashtu edhe objekti i komunës do të zbukurohet në mënyrë të veçantë, zbukurimet do të bëhen nga gjykata deri tek xhamia”,tha Fazliu.

Fazliu, bëri të ditur se cilat pjesë të qytetit do të zbukurohen, duke thënë se për zbukurimin e qytetit, komuna ka ndarë afër 10 mijë euro.

“Do të jenë të zbukuruara dy parqet tek biblioteka dhe prapa postës, po ashtu tek tri rrotullime, tek Polica, tek rruga ‘’Rexhep Bislimi’’, tek rruga e Nerodimes, kompania e cila e ka mirëmbajtjen e ndriçimit e ka paramasë edhe dekorimin e qytetit që dy vite njëjtë, vlera është diku 9500”,tha Fazliu.

Në komunën e Ferizajt njoftuan se dritat që zbukurojnë qytetin do të ndizen javën e ardhshme, transmeton Televizioni Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img