Barcelona po kalon në një ndër periudhat më të vështira për klubin.
Pas 3 humbjeve radhazi në La Liga dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve, sezoni i Barcelonës është në rrezik për të dështuar krejtësisht.
Më poshtë Gazeta Blic e sjellë për ju një listë nga “Goal.com”, të 10 arsyeve pse Barcelona kapitulloi aq papritur.
Shikoni listën e plotë më poshtë. /Gazeta Blic/
1. Largimi i Xavit dhe Pedros
2. Arda dhe Aleix Vidal nuk u adaptuan me ekipin
3. Dështimi i blerjes së Nolitos, duke mos pasur kështu zëvendësues për MSN-në
4. Problemet në mbrojtje
5. Lëndimi i Rafinhas
6. Enrique nuk ka besim të mjaftueshëm te zëvendësuesit
7. Nuk ka mjaftueshëm lojtarë të akademisë ‘La Masia’ në ekipin e parë
8. MSN është e lodhur dhe jashtë formës
9. Presidenti i klubit, Bartomeu, nuk ka bërë punë të mirë prapa skenave, me transferimet dhe sponzorët
10. Fajtor është edhe trajneri Enrique, i cili nuk ka gjetur një strategji për të zgjidhur problemet kur ekipi është në vështirësi dhe jo në rrugën e duhur