28,04,2024

​Një i vrarë dhe disa të lënduar në Gadime të Lipjanit

Must Read

Një person është vrarë sonte në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Rastin e ka konfirmuar. zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

Ai ka thënë se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ndërsa dyshohet edhe për persona të lënduar.

“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në  hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img