06,05,2024

​Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së nuk tregon kur do të merret vendimi për tarifat e reja të rrymës

Must Read

Kryesuesi i Bordit të Zyrës për Rregullimin e Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se pas pranimit te komenteve për tarifat e reja të energjisë elektrike do të dalin me raportin përfundimtar për vendimmarrje, por nuk ka treguar nëse tarifat e reja do t’u faturohen qytetarëve në mënyrë retroaktive prej datës 1 shkurt.

Në një konferencë për medie pas mbledhjes sotme të ZRRE-së, Fejzullahu tregoi se cilat institucione kanë dërguar komentet deri ditën e sotme.

“Ne i kemi publikuar gjitha komentet që kanë ardhur deri më tani. Ato që janë në ueb faqe të ZRRE-së, sekretariati, INDEP dhe disa palë tjera, këtë rast KEDS-KECO dhe KOSTT kanë dërguar komentet. Po presim, afati i fundit për komente është deri në orën 16:00 ose 18:00… Sipas legjislacionit deri më 31 janar është afati për dorëzimin e komenteve, pas pranimit të komenteve ZRRE-ja do të del me një raport përfundimtar dhe do t’i përgjigjet gjitha komente. Aty do të vendoset për të hyrat e të licencuarave, përkatësisht tarifat”, tha ai.

Krahas kësaj, ai bëri të ditur se blloqet e termocentralit Kosova B nuk do të shkojnë në remont në vitin 2022.

“Blloqet e (KEK-ut) B gjatë vitit 2022 nuk do të shkojnë në remont me qëllim të vendosjes së elektro-filtrave, por njëri prej blloqeve do të shkojë në remont për arsye tjera që nuk kanë të bëjnë me elektro-filtrave”, tha ai.

Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, Skënder Muqolli, duke bërë të ditur bilancin energjetik gjatë vitit 2022 tha se Kosova do të jetë neto eksportuese e energjisë elektrike.

“KEK ka dërguar në KOSTT skenarin e fundit të prodhimit i cili është optimist dhe parashikon të ketë perforamcë të mirë duke ofruar sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike për vitin 2022. Në këtë bilanc përveç gjenerimit për muajin janar janë përfshirë edhe të dhëna të tjera të realizuara duke përfshirë edhe konsumin dhe importin 1 deri 28 janar… Pavarësisht performancës së mirë të njësive gjeneruese në vend megjithatë në vitin 2022 Kosova do të jetë neto eksportues i energjisë elektrike”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme, bordi miratoi edhe Bilancet Vjetore të Energjisë Termike për ndërmarrjet NQ Termokos dhe NQ Gjakova.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka caktuar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), në kuadër të Licencës për Furnizim, që të ushtrojë përkohësisht, por jo me gjatë se gjashtë muaj funksionin e furnizuesit të mundësisë së fundit, periudhë kjo brenda të cilës do të zhvillohet tenderi i ri. Ndër të tjera Bordi i ZRRE-së, ka shqyrtuar edhe aplikacionin tarifor të NQ Gjakova për sezonin 2021/22.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img