17,05,2024

​Komunat nuk ia dërguan listat e grevistëve, Qeveria detyrohet t’i jep pagat pa ndalesa

Must Read

Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dhënë detaje për pakon kundër inflacionit dhe ka akuzuar komunat se kanë dërguar listat për pagat pa cekur personat që janë në grevë. Qeveria sipas tij, i ka kërkuar sërish që të rifreskojnë listat por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithatë, shtoi se janë të detyruar të procedojnë listat pakorrigjuara.

Murati duke prezantuar pakon për inflacionit, tha se subvencionimi për faturat energjinë elektrike do të nis nga muaji shtator, andaj është e rekomandueshme që secili të nisim të kursejmë sado që është e mundur në mënyrë që të përfitojnë qytetarët por edhe të mos rendohet gjendja me energjinë elektrike.

Sipas tij, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një pako tjetër për masa mbështetëse sa i përket rritje së evidencës nëpër shtëpitë tona.

Ai u ndal edhe te projektligji për punë publike, i cili është draftuar dhe është konsultime të brendshme dhe do të procedohet në Qeveri e Kuvend. Sipas tij, nëpërmjet këtij ligji për pjesën e dytë të këtij viti, kontratat publike do të mbështeten me kompensim për çmimet e rritura.

“Dyfishimi i asistencës sociale do të fillojmë nga ky muaj edhe shtesa për inflacion për sektorin publik do të fillojë nga muaji shtator, për pensionistët meqenëse jemi afër datës së procedimit të pagesës, kjo do të bëhet nga muaji tetor, për studentët nga muaji nëntor….u bëjë thirrje bizneseve dhe punëtorëve që të diskutojnë me punëdhënësit e tyre që kjo rritje të bëhet sepse shteti do ta subvencionoj gjysmën e rritjes së pagës së tyre, pra për tre muajt e ardhshëm“, tha ai, duke shtuar se punëtoret e ndërmarrjeve publike nuk kanë nevojë të aplikojnë pasi lista është në thesar ose listat do t’i marrin në ndërmarrje.

Ai është pyetur edhe për subvencionimin e energjisë eklektike.

“Subvencionimi do të jetë asisoj që kushdo që kursen në muajin shtator energjinë elektrike dhe shpenzon më pak kilovat se sa ka shpenzuar në shtator të vitit të kaluar, do të subvencionohet…psh në vitin e kaluar në shtator një familje ka shpenzuar 1000 kilovat orë dhe këtë muaj shpenzon 900 kilovat orë llogaritet se i ka kursyer 100 kilovat orë, pra për këtë përqindje ne do ta mbështesim në subvencionimin e faturës, pra subvencionimi do të jetë 20 përqind të faturës së këtij muaji“, shtoi ai, duke shtuar se nuk kanë nevojë të të dhënat do të sigurohen nga operatorët dhe Zyra e Rregullatorit për Energji dhe subvencionimi do të bëhet direkt në llogari të tyre si konsumatorë.

E sa i përket çështjes së shtesës për sektorin publik, tha se niveli komunal ka bërë një papërgjegjshmëri, pasi Qeveria ka kërkuar që lista të korrigjohet për shkak se ligji kërkon që të paguhet ai që punon, por komunat kanë refuzuar t’i përditësojnë listat.

“Në kuadër të situatës së rënd ekonomike e shohim të domosdoshme edhe të procedojmë me lista, megjithatë, ligji do të duhej të zbatohet. Zyrtarët komunal janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve në fuqi. Në të kaluarën ligjet jo domosdo janë zbatuar sepse ligjet kanë qenë si llastiku, mirëpo, ligjet që janë në fuqi duhet të zbatohen dhe ne do të ndërmarrim hapat që ata që qëllimshme nuk e zbatojnë ligjin dhe e dëmtojnë buxhetin të përballen me masat që parashohin ligjet në fuqi“, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img