12,01,2026

​I burgosuri që mbyti veten në Dubravë ishte me probleme psikike

Must Read

30-vjeçari që dyshohet se vrau veten, mbrëmë, në burgun e Dubravës, ishte me probleme mendore.

Gazeta Express raporton se rasti ka ndodhur në pavijonin e të burgosurve me probleme mendore në Burgun e Dubravës.

30-vjeçari, siç raporton Gazeta Express, kishte provuar të vetëvritet edhe më parë, disa herë. I njëjti ishte parandaluar nga gardianët e shërbimit korrektues.

Deri më tash Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka dhënë informacione për rastin.

Zëdhënësi Jeton Kabashi ka refuzuar të flasë për Gazetën Express rreth kësaj ngjarjeje.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img