27,07,2024

​Zbulohet shkaktari i zjarrit në Notre Dame?

Must Read

Hetuesit francezë po shqyrtojnë mundësinë që zjarri në katedralen Notre Dame në Paris të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.

“Mund të ketë qenë një qark i shkurtër. Hetuesit kanë ngritur çështjen e mekanizmit për ngritjen e materialeve të përdorura gjatë rindërtimit”, tha një burim, transmeton gazeta franceze, “Parisien”.

Më parë, kompania ndërtuese Europe Ecafaudage, e cila ishte e angazhuar në restaurimin e katedrales, tha se kishte zbatuar të gjitha rregulloret dhe protokollet e sigurisë, transmeton KosovaPress.

“Flakët që “gëlltitnin” pjesën më të madhe të çatisë ndoshta filluan aksidentalisht ndoshta si rezultat i punimeve në restaurimin e pjesëve të sipërme të katedrales”, tha Remy Heac, një prokuror i Parisit. “Asgjë nuk sugjeron se është një akt i qëllimshëm,” shton ai.

Ndryshe, për restaurimin e katedrales së djegur të Parisit deri më tash janë mbledhur më shumë se një miliard euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img