15,09,2025

Zyrtare: Chelsea emëron trajnerin e ri

Must Read

chelsea-1

Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Chelseat.

Chelsea e ka emëruar italianin Antonio Conte si trajnerin e ri, ka bërë të ditur klubi në një komunikatë zyrtare.

Italiani 46-vjeçar është emëruar si trajner i kampionëve të Anglisë, dhe do të marrë drejtimin e Chelseat pasi të ketë përfunduar ‘Euro 2016’, kur ai do të përfundojë kontratën e tij me kombëtaren e Italisë, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Blic.

“Jam krenar që jam trajner i kombëtares së vendit tim dhe vetëm një rol atraktiv si menaxher i Chelseat mund të pasonte pas tij”, tha Conte.

Guus Hiddink, i cili zëvendësoi Jose Mourinhon, do të jetë në drejtim të Chelseat deri në fundin e sezonit.

Conte bëhet italiani i pestë që menaxhon Chelsean, pas Gianluca Viallit, Claudio Ranierit, Carlo Ancelottit dhe Roberto Di Matteos. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img