21,12,2025

Thesar Ismajli nga FC Ferizaj transferohet në KF “Llapi”

Must Read

Klubi Futbollistik “Llapi” vazhdon të mbledh në gjirin e saj futbollistë të talentuar gjithandej Kosovës. Llapjanët kanë arritur së fundmi marrëveshje pesë vjeçare me futbollistin Thesar Ismajli, i cili vjen nga radhët e FC Ferizaj.

Ismajli është prezantuar me fanellën e klubit llapjan dhe do të jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa ka të drejtë të paraqitet edhe për skuadrën U19.

Ai luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë në edicionin e fundit u paraqit për skuadrën U19 të Ferizajt.

Thesari ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.

Ismajli është përforcimi numër 14-të për skuadrën e Llapit në afatin kalimtar të janarit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img