19,04,2024

 ‘Shqiponja’ nga Kaçaniku: 8 Medalje dhe një kupë nga Turneun Ndërkombëtar i Taekwondo-së ‘3rd PODGORICA OPEN 2017’

Must Read

Më 22 Prill, 2017 (e Dielë), Klubi i Taekwondo-së ‘Shqiponja’ nga Kaçaniku është përfaqësuar në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘3rd PODGORICA OPEN 2017’ me gjithsej 8 garues dhe 1 Refer (Malsor Tafa).
Në këtë performancë, klubi kaçanikas arriti të sigurojë gjithsej 5 medalje të arta dhe 3 të argjenda.
Në Tournamentin Ndërkombëtar të Taekwondo-së ‘3rd PODGORICA OPEN 2017’ morën pjesë rreth 300 garues prej të gjitha kategorive të mundshme nga  6 shtete (Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja & Hercegovina dhe Kroacia).

Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e garuesëve të Klubit të Taekwondo-së ‘Shqiponja’, ku me këtë rast garuesit tanë arritën të fitojnë edhe vendin e tretë të kategorisë Children II, duke u shpërblyer klubi me kupë të vendit të tretë.

Përfaqësues (garues) nga Klubi i Taekwondo-së ‘Shqiponja’ ishin;
Suhejb Vërbani – Kadet -41 kg (A-Class). Ishte një numër i madh në kategorinë e tij (14 kundërshtarë), e që pas 4 ndeshjeve të zhvilluara, siguroj vendin e parë, duke u shpërblyer me medalje të artë. Vlenë tè ceket se në finale e mposhti kundërshtarin me nokaut teknik (25:3).
Omer Vërbani – Kadet -37 kg (A-Class), i cili në kategorinë e tij kishte 5 kundërshtar,  në finale nuk arriti të triumfoj, e që rezultoi të shpërblehet me medalje të argjendë.
Lind Dogani – Children II – 36 kg, i cili në kategorinë e tij kishte 9 kundërshtarë,  në finale nuk arriti të mposhtë kundërshtarin e tij, e që me këtë rast, rezultoi të shpërblehet me medalje të argjendë.
Nuhi Sopa – Children I – 23 kg, ku në kategorinë e tij kishte gjithsejt 4 garues, e që i zhvilloi gjithsejt 2 ndeshje (2 fitore), ku pasi që siguroi fitore, siguroi edhe medalje të artë.
Olti Beqa – Children II – 48 kg,  zhvilloi gjithsej 2 ndeshje, ku në finale (Golden Point) nuk arriti të mposhtë kundërshtarin e tij,  është shpërblyer me medalje të argjendit.
Albulena Loku – Children II – 36 kg, ishte direkt në finale, ku e mposhti garuesen e saj me rezultat 9-8, duke u shpërblyer me medalje të artë.
Anisa Teneqja – Children II – 30 kg , ishte direkt në finale, ku mposhti garuesen e saj me nokaut teknik në raundin e parë), e që siguroi vendin e parë (medalje e artë).
Suela Teneqja – Children II – 33 kg, është pajisur me medalje të artë pasi që mposhti kundërshtaren e saj me rezultat 11-3.
Përveç medaljeve dhe mirënjohjeve, Klubi i Taekwondo-së “Shqiponja’ arriti të siguroj edhe një kupë të vendit të tretë në kategorinë ‘Children’.
Vlenë të ceket se të gjithë garuesit, përveç medaljeve që fituan, gjithashtu janë shpërblyer edhe me mirënjohje.
Klubi ka falënderuarorganizatorët e këtij tournamenti për mikëpritjen e tyre .Një falënderim i veçantë ju dedikohet prindërve për përkrahjen e tyre .

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img