28,03,2024

Shkolla ‘’Zenel Hajdini’’ edhe këtë vit përballet me mungesë të nxënësve

Must Read

Ish-shkolla e mesme bujqësore “Zenel Hajdini”, e cila tashmë ka ndërruar emrin në shkollë për Teknologji dhe Agrobiznes, as këtë vit nuk po zgjon interesim tek nxënësit për ta vazhduar shkollimin e mesëm në të.

Edhe pse kjo shkollë në afatin e dytë të regjistrimit ka edhe 200 vende të lira, deri më tani aty kanë aplikuar vetëm 70 nxënës, transmeton Tv Tema

Drejtori i kësaj shkolle,  Eshref Qerimi, tha se ende mungon vetëdija e prindërve që t’i nxisin fëmijët e tyre për të vazhduar mësimin në këtë shkollë, përkundër, siç thotë ai, kushteve të mira që ofron shkolla që ai menaxhon.

‘’Jemi një shkollë që ka staf profesional, shumë të përgatitur, ka drejtime jashtëzakonisht të mira, mirëpo vetëdija tek popullata është akoma që nëse merremi me agronomi, me bujqësi, punësimet janë të ngadalshme ashtu edhe fitimi, dhe kjo po ndikon që në njëfarë forme nxënësit po hezitojnë të regjistrohen në këtë shkollë’’, tha Qerimi.

Viteve të kaluara me një problem të tillë përballej edhe shkolla teknike ‘’Pjetër Bogdani’’, mirëpo këtë vit interesimi i nxënësve për drejtimet që ofron kjo shkollë është rritur dukshëm.

“4-5 vite kemi pasur telashe me numrin e nxënësve, kjo ndodh për shkak se nuk kemi një vetëdijësim së pari të prindërve, pastaj të nxënësve, mirëpo këtë vit shkollor në shkollën tonë janë plotësuar të gjitha vendet për nxënës, kemi pasur një evazion të nxënësve, kanë qenë të paraqitur 266 nxënës, janë pranuar të gjithë mirëpo kemi edhe nxënës të cilët vazhdimisht po paraqiten mirëpo ne e kemi plotësuar numrin’’, tha Çalaj.

E në  gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, as që është shpallur konkursi për regjistrim të nxënësve në afatin e dytë, ngase numri është plotësuar qysh në afatin e parë.

“Në gjimnazin ‘’Kuvendi i Arbërit’’ në afatin e dytë nuk ka pasur regjistrim për arsye se vendet janë plotësuar qysh në afatin e parë. Sivjet kemi regjistruar 14 paralele me 449 nxënës, tek ne ekziston vetëm një drejtim, ai i shkencave të natyrës ngase punohet me kurrikulë të re, afat të dytë nuk ka pasur pasi që janë plotësuar të gjitha vendet në afatin e qershorit”, tha Enver Azemi, drejtor i kësaj shkolle.

Ndërkaq në drejtorinë e arsimit në Ferizaj thonë se po punojnë që të rrisin numrin e nxënësve nëpër shkolla profesionale, duke i stimuluar ata me subvencione.

‘’Ne do të vazhdojmë subvencionimin, duke dhënë serra dhe po të jetë e nevojshme do të bëjmë shtimin e tyre në sasi më të mëdha brenda mundësive buxhetore që na u lejohet, në mënyrë që të gjithë ata nxënës të cilët kanë dëshirë të merren me agrobiznes dhe agrokulturë të kenë mundësi të gëzojnë edhe subvencionimin qoftë nga drejtoria e bujqësisë por edhe nga donatorë të ndryshëm në mënyrë që këta në të ardhëm të jenë agronom të sukseshëm, të jenë biznesmen, fermer etj’’, tha drejtori i arsimit Muhamet Halili.

Në 8 shkollat e mesme të komunës së Ferizajt deri më tani janë regjistruar mbi 2 mijë nxënës./Televizioni Tema/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img