29-vjeçari gjendet i varur në terasën e shtëpisë në Ferizaj

Share

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Rakaj të Ferizajt, ku një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në terasën e shtëpisë së tij.

Burimet bëjnë të ditur se viktima është Fatijon Rexhepi (29-vjeçar).

Sipas informatave, momentin e rëndë e ka përjetuar vëllai i tij, B. Rexhepi, i cili rreth orës 07:30, derisa po kalonte pranë shtëpisë, e ka parë vëllain të varur me litar në terasë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në ora 07:40, ndërsa ekipi mjekësor ka arritur pak minuta më vonë. Në ora 08:00 është konstatuar vdekja e 29-vjeçarit.

Viktima jetonte vetëm me nënën, por natën e kaluar kishte mbetur vetëm në shtëpi pasi nëna ndodhej tek motra e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, forenzika dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të krimeve të rënda, rasti është iniciuar si: “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngjashme: