27,11,2025

Shënohet 12 Maji- Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

Must Read

Në sheshin e qytetit”Hyrë Emini” në Ferizaj, gjatë ditës së sotme është shënuar 12 Maji- Dita  Ndërkombëtare e Infermierisë.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr.Kemajl Emini, drejtorja e QKMF-së Nadire Ymeri si dhe personeli mjekësor i qendrave të mjekësisë familjare, por edhe student te kolegjeve private.

Ekipet e infermierëve në sheshin e qytetit ofruan shërbime shëndetësore për qytetarët, si: Matjen e tensionit arterial, matjen e glikemisë, nivelin e saturimit me oksigjen, si dhe shpërndanë shumë fletëpalosje në promovim të shëndetit, ndërsa qytetarët tanë treguan interesim të madh për këto aktivitete.

Poashtu gjatë këtij aktiviteti u tha se pas gjashtë viteve do të fillojë ribotimi i revistës së QKMF-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img