Projektligj edhe për luftimin e financimit të terrorizmit

qeveria_7742

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për pastrimin e parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, tha se ky është një projektligj i cili do t’i shërbejë Qeverisë në çështjet e integrimeve evropiane.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se ky është një ligj i rëndësishëm edhe sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe të parandalimit të ekstremizmit./kp

Leave a Comment

Scroll to Top