20,10,2025

Presidenti i FIFA’s ka një tjetër lajm të mirë për Kosovën

Must Read

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, janë hapur dyert edhe për pranimin në organizatën më të lartë botërore të futbollit, FIFA

Kosova u pranua në UEFA pasi mori 28 vota, derisa 20 ishin kundër dhe dy të tjera të pavlefshme.

Pranimi i Kosovës në UEFA, i ka hapur dyert edhe për pranimin në organizatën më të lartë botërore të futbollit, FIFA. Këtë tashmë e ka konfirmuar presidenti i kësaj federate, Gianni Infantino.

“E uroj Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Tani ajo mund t’i bashkohet edhe FIFA’s dhe do të jetë pjesë e agjendës në Kongresin që do të mbahet në Mexico City”, ka deklaruar italiani.

Kongresi i FIFA’s do të mbahet më 12 dhe 13 maj, ku bashkë me Kosovën pritet edhe pranimi i Gjibraltarit.. /Express/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img