20,04,2024

Policia në Shtërpcë gjen trotilit,detonator mekanik, mina, dinamit dhe pajisje tjera ushtarake (Foto)

Must Read

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve DRP Ferizaj, në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe AKI-në sot kanë realizuar një operacion në Shtërpcë.

Pas pranimit të informatave nga tereni se në një bodrum në kuadër të shkollës, “Jovan Cvejic” në Shtërpcë ka disa mjete shpërthyese, Sektori rajonal i hetimeve në bazë të urdhëresës nga Gjykata Themelore në Ferizaj, sot ka bërë kontrollimin e këtij bodrumi ku me këtë rast janë gjetur dhe konfiskuar:

– 43-copë kallëp të trotilit, 23-copë detonator mekanik, 7-copë mina cilindrike dhe një minë në formë katrore, dinamit improvizues , një fitil ngadalë ndezës, 3-copë siguresa të minave antitank, një paketim parfinë kristalore, një minë shkollore e mortajës së dorës EM-57, pajisje ushtarake që dyshohet të jenë gypa indikatorësh për detektim të helmeve kimike.

Në kontrollimin e objektit kanë asistuar edhe një njësi doganore për shkak të përdorimit të disa mjeteve (kamerave ) dhe njësia e qenve K-9 për kontrollimin e terrenin për ndonjë mjet tjetër plasës.

Pas përfundimit të kontrollimit në intervistë është ftuar drejtori shkollës me qëllim të grumbullimit të fakteve se kujt i përkasin mjetet e lartcekura, i cili sipas tij nuk ka pasur njohuri se si dhe nga kush ato mjete ishin vendosur në objektin e shkollës. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit i njëjti lirohet .

Vlen të ceket se të gjitha dëshmitë e lartcekura janë tërhequr nga vendi ngjarjes nga ana e Njësisë kundër deminimit në kuadër të PK-së

Pas ekzaminimit ë mjeteve të lartcekura ,kompletimit të hetimeve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të shikohet për veprime të mëtutjeshme hetimore.

Ndërsa oficerët doganorë pas disa kontrolleve të kryera ,kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të alkoolit, cigareve dhe naftës së kontrabanduar, shkruan në komunikatën për media.

ferizaj_1472659882-5800618 ferizaj2_1472659892-1090567 ferizaj1_1472659887-169969

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img