Ferizaj

Po asfaltohen katër rrugë në Talinoc të Muhaxherëve


Publikuar më:


Banorët e rrugëve “Halit Sejda”, “Ymer Gashi”, “Sylejman Ibishi” dhe “Ramadan Petrovci”, po u gëzohen rreth dy kilometrave asfalt, që do ta përmirësojnë dukshëm mundësinë e qarkullimit.

Disa lagje të Talinocit të Muhaxherëve, këto ditë po lidhen me rrugë të asfaltuara. Autoritetet komunale folën sot për cilësi të mirë të punimeve. Rrugët po shtrohen me gjerësi 6 metra, me trashësi 12 centimetërshe dhe me ngjeshje që siguron qëndrueshmëri.

“Talinoci ka qenë edhe afër edhe larg qytetit. Afër si distancë, por mjaft larg me investime, pasi ka pasur pak investime në të. Ndërsa gjatë dy viteve të fundit në këtë fshat janë bërë investime të ndieshme. Dëshmi janë edhe këto katër rrugë që po asfaltohen me cilësi të lartë”, tha kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa.

Për projektin e katër rrugëve, në gjatësi 1.976 metra, janë shpenzuar rreth 150 mijë euro.

Comments
To Top