20,04,2024

Nderohet me mirënjohje zyrtari i KBR-së

Must Read

Duke falënderuar për mirënjohjen, z. Pacurari u shpreh se tek ferizajasit ka gjetur punëtorë të dalluar e të përkushtuar dhe shokë e miq të mirë, ndaj puna me ta ka qenë një kënaqësi e rrallë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot dhe e nderoi me mirënjohje zyrtarin e kompanisë “Brown & Root”, z. James Pacurari, në shenjë falënderimi të thellë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ngritjen e mirëqenies së popullatës në Komunën e Ferizajt, duke mundësuar punësimin e mijëra vetave përmes organizatës KBR, sidomos në Afganistan.
Kryetari Svarqa tha se duke marrë parasysh këtë kontribut, Komuna e Ferizajt e konsideron z. Pacurari mik dhe person të mirëpritur në çdo kohë.
Duke falënderuar për mirënjohjen, z. Pacurari u shpreh se tek ferizajasit ka gjetur punëtorë të dalluar e të përkushtuar dhe shokë e miq të mirë, ndaj puna me ta ka qenë një kënaqësi e rrallë.
Në takim morën pjesë edhe ferizajas që punojnë, ose kanë punuar në Afganistan. Ata shprehën fjalë miradie për kontributin e madh të z. Pacurari, dhënë mirëqenies së punëtorëve ferizajas dhe familjeve të tyre.

14188280_1249042395130581_4525092627797115838_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img