Ferizaj

LVV në Ferizaj fton qytetarët në protestën e 1 shtatorit


Publikuar më:


Ferizaj.30.08.2016. Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj i fton qytetarët që të jenë pjesë e protestës së 1 shtatorit në kundërshtim të marrëveshjes së demarkacionit.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj u ka bërë thirrje publike qytetarëve të Ferizajt që në mënyrë masovike përmes protestës, me 1 shtator ta kundërshtojnë ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.Zyrtarë të këtij subjekti gjatë një konference për medie, kanë folur për dëmet që i shkakton Kosovës kjo marrëveshje, ndërsa kanë thënë se shkurja për në Prishtinë do të bëhet në mënyrë të organizuar.

Drejtues të Qendrës së Lëvizjes së Vetëvendosjes në Ferizaj, gjatë një konference për shtyp kanë folur për pasojat që ia shkakton Kosovës kjo marrëveshje duke thënë se vetëm bashkërisht përmes kundërshtimit mund ta pengojnë ketë të keqe që po i kanoset Kosovës.

”Kjo marrwveshje e dwmshme duhet tw kundwrshtohet dhe tw pengohet.I ftoi qytetarwt qw jenw masovikisht pjesw e kwsaj proteste nw kundwrshtim tw kwsaj marrwveshjeje”, ka thwnw kryeytari i Qendrws sw Lwvizjes sw VV-sw nw Ferizaj, Bashkim Misini Lëvizja

Vetëvendosje po konsideron se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe jo profesionale.

Sipas tyre, këtë më së miri e ka treguar debati, në të cilin ekspertët në mënyrë profesionale e kanë argumentuar këtë të keqe.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjess Vetëvendosje, Bashkim Misini, me ketë rast ka bërë edhe një anologji duke thënë se nëse kjo marrëveshje kalon atëherë pasojat do të jenë edhe më të mëdha kur t’i vije koha e shënimit të kufirit edhe me Serbinë.

U tha se qendra e kësaj lëvizje në Ferizaj gjatë kësaj kohe ka zhvilluar shumë aktivitete në teren, ndërsa sipas drejtuesve u bë e ditur se shkurja për në Prishtinë me 1 shtator do të jetë e organizuar.

Veç tjerash, në këtë subjekt kanë thënë se në protestën e 1 shtatorit krahas anëtarësisë, do të ketë edhe qytetarë të cilët me kohë e kanë kuptuar se kjo marrëveshje është e dëmshme

Comments
To Top