24,10,2025

Jose Mourinho – Arsenal, kjo është e pabesueshme

Must Read

Ut_HKthATH4eww8X4xMDoxOjBzMTt2bJ-848x478

Tifozët e Arsenalit e duan Jose Mourinhon.

Duket se tifozët e Arsenalit e duan Jose Mourinhon te klubi i tyre, në vend të Arsene Wenger.

Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, muajve të fundit vazhdimisht është lidhur me një kalim te Manchester United.

Përkundër zërave se Mourinho në United është punë pothuajse e kryer, kjo nuk i ka ndalur tifozët e Arsenalit që të shprehin dëshirën e tyre për ta pasur Jose Mourinhon si trajner të klubit të tyre, në vend të francezit Arsene Wenger, transmeton Gazeta Blic.

‘Arsenal Fan TV’ ka publikuar një video, ku tifozët e klubit londinez thonë se e dëshirojnë ‘Special One’ ta zëvendësojë Wengerin, i cili edhe këtë vit duket se nuk do t’i sigurojë Arsenalit titullin e Premier Ligës.

Kjo shihet si befasi e madhe, kur merret parasysh armiqësia të cilën Mourinho vazhdimisht e ka pasur me Arsenalin, dhe anasjelltas. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img