23,04,2024

Iniciativë e Migjenit për emërtimin e Sheshit dhe ngritjen e shtatores së TONY BLAIR

Must Read

TONY BLAIR – Iniciativa për emërtimin e Sheshit dhe ngritjen e shtatores së ish-Kryeministrit Britanik “Tony Blair”, Ferizaj

Të nderuar bashkëqytetarë të Ferizajt,

Kam nderin dhe privilegjin që ditëve të ardhshme të nis një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet tuaja të nevojshme për të marrë vendimin në Kuvendin e Ferizajt që të emërojmë sheshin “Tony Blair” në rrugën Tony Blair në Ferizaj, ku më pastaj do të vendoset edhe shtatorja e ish-Kryeministrit Britanik Tony Blair. Në historinë tonë kombëtare krahas shumë emrave të miqve tanë, çifti Blair-Clinton, një lidhje speciale, do të mbesim emra dhe figura të gravuara thellë në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari në botë. Ishte këmbëngulja dhe përkrahja e parezervë që patëm nga po këta miq e në veçanti nga energjia dhe elani i ri i ish-Kryeminstrit Britanik Tony Blair, që ne patëm përkrahjen e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – NATO. Sigurisht se pa lëvizjen paqësore të udhëhequr me mjeshtëri nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe pa sakrificën e UÇK-së në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, të gjitha këto do t’ishin të pamunduara të realizohen. Por, ishin pikërisht këto dy figura markante që ndalën shfarosjen e një populli të tërë, ndalën gjenocidin serb dhe na ndihmuan t’i sjellim lirinë Kosovës. Më e pakta që ne mund të bëjmë është që t’i nderojmë e t’i kujtojmë, që brezat që vijnë kurrë mos të harrojnë se kush ishin miqtë tanë që na u gjendën në kohët më të vështira, ata që e mbajtën fjalën! Prandaj, kam marrë iniciativë që bashkë me pjestarë të shoqërisë civile dhe nënshkrimet e qytetarëve tanë, t’i propozojmë Kuvendit të Ferizajt të emërojë Sheshin Tony Blair në kryqëzim të sheshit Dëshmorët e Kombit si një kombinim i Lirisë së Kosovës. E di dhe e besoj që kjo është dëshira e ide e të shumtëve dhe mendoj se ka ardhë koha që ta realizojmë këtë në vepër konkrete. Tashmë Kosova e ka shtatoren e Presidentit Bill Klinton dhe duhet ta ketë edhe Shtatoren e Kryeministrit Tony Blair, që të pasurohet mozaiku ynë i miqve të Lirisë së Kosovës.

Ju falenderoj paraprakisht!

Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e shtatores së “Tony Blair”
Bashkim Fazliu Migjeni
28 gusht 2016, Ferizaj
Kosovë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img