17,04,2024

IHMK: NUK KA ARSYE TË SHPALLIM GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME

Must Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK)  ka njoftuar se është në përcjellje të vazhdueshme të situatës meteorologjike në Kosovës, por edhe përkundër temperaturave të ulëta sipas tyre nuk ka pasur arsyeje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

“Temperaturat e ulëta gjithmonë merren ato të orëve të para të ditës. Kjo gjendje e tanishme  meteorologjike nuk është diçka që nuk ka ndodhur vite më parë, prandaj nuk e kemi parë të arsyeshme që ne si IHMK të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme apo emergjente siç pamë në disa portale që njerëzit jozyrtar që në fakt nuk janë as pjesë e IHMK-së dalin e prononcohen me vlera të cilat nuk janë institucionale”, thuhet në njoftim.

Reagimi i IHMK ka ardhur pas një prononcimi për media të ish-drejtorit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsyla i cili ka deklaruar se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë që nga e hëna.

IHMK ka thënë se posedon rregullore me të cilën ia ndalon të gjithë personave jashtë institucional që të merren apo të informojnë popullatën me informata rreth motit.

“Do të vije dita që përpos individëve që japin informata rreth motit e aq ma keq edhe shpallin gjendje të jashtëzakonshme dhe bashkë me ata edhe portalet që lansojnë informata jashtëinstitucionale, të japin përgjegjësi para ligjit”.

“Ne si IHMK bëjmë parashikime dhe ju dërgojmë gjitha medieve, kurse organet kompetente nëse e shohin të arsyeshme shpallin gjendje të jashtëzakonshme”, përfundon komunikata.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img