18,12,2025

Hajnat vrasin rojën në Konjuh të Lipjanit

Must Read

Një person është vrarë në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit, përderisa ishte duke punuar roje nate në një firmë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë përderisa i ndjeri H.V, rreth 60 vjeç, ishte duke punuar roje në kompaninë “Copron”.

Gazeta Express ka mësuar se i ndjeri është qëlluar me armë nga disa hajdutë, të cilët kishin hyrë pas mesnatës në kompaninë ku ai po bënte roje.

Policia dhe ekipet e mjekësisë ligjore tashmë janë në vendin e ngjarjes duke e bërë ekspertizën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet për trajtim në QKUK

Një rast shqetësues ka ndodhur më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, ku një fëmijë 13-vjeçar ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img