Futbollisti i Kombëtares shqiptare mposht Messin e Ronaldon (FOTO)

Date:

spot_imgspot_img

Super Azdren Llullaku. Shqiptari është i pandalshëm në kampionatin rumun dhe për të nuk kanë të ndalur as vlerësimet dhe stimujt personalë. Një javë më parë, shqiptari u vlerësua me titullin e lojtarit “surprizë” për këtë vit, duke parë ecurinë e suksesshme që kishte bërë me Gaz Metan gjatë këtij viti.

Dje, në përditësimin e renditjes së UEFA-s për fituesin e “Këpucës së Artë” të sezonit 2016- 2017, shqiptari është ngjitur në fron, shkruan “Panorama Sport”

Ndonëse nuk është pjesë e një kampionati elitar dhe se koeficienti për Rumaninë është vetëm 1.5 dhe jo maksimal 2, shqiptari ka shënuar mjaftueshëm sa për të pasur 24 pikë. Aq sa e kanë bërë që të ngjitet në vendin e tretë në renditjen aktuale të golashënuesve në ligat europiane.

Falë dy golave të shënuar përballë Dinamos së Bukureshtit, shqiptari ka arritur në kuotën e 16 golave dhe duke u shumëzuar me koeficientin 1.5, ai grumbullon 24 pikë.

Më shumë sesa Llullaku, ka vetëm Pierre-Emerick Aubameyang dhe Yevgeni Kabayev. Futbollisti i Dortmundit ka shënuar 15 gola dhe duke u shumëzuar me koeficientin 2, kuota e e pikëve e lojtarit nga Gaboni shkon në 30.

Ndryshe, Llullaku ka lënë para vetës sulmuesit e mëdhenjtë si: Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez e Lionel Messi (Barcelona), Robert Lewandorski (Bayern), Sergio Auguero (Man City) dhe Diego Costan (Chelsea).

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

Subscribe

- Never miss a story with notifications

- Gain full access to our premium content

- Browse free from up to 5 devices at once

Latest stories

spot_img

Related stories

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e...

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është...

U zhvillua turneu memorial “Hysen Vrella” në Ferizaj

Sot është mbajtur turneu memorial “Hysen Vrella”, i organizuar...

Fer Volley fitues i Kupës së Federatës

Finalja e Femrave – Kupa e FederatësFer Volley 3-0...