25,10,2025

FIFA gëzon kombëtaren shqiptare

Must Read

kombetarja-para-portugalise-653x420-610x400

Mrekullia e Yerevanit shënoi moment më historik të futbollit shqiptar.
Një moment që u prit me entuziazëm në vendin tonë, ndërkohë që në kontinentin e vjetër ishte deri diku surprizuese kjo arritje e kombëtares shqiptare.
FIFA në revistën javore që i dedikon skuadrave të kualfikuara në Europian dhe që trasmetohet nga emitenti prestigjoz Euro Sport ka pasur në epiqëndër pikërisht kuqezinjtë, duke përfshirë disa nga protagonistët e këtij suksesi madhështor.
Është një ëndërr e kthyer në realitet, një ëndërr të cilën e kam kultivaur që kur isha fëmijë deklaron gardiani përfaqësueses sonë Etrit Berisha, për shqiptarët nuk ka arritje më të madhe shtoi Emir Lenajni, autor i golit në barazimin me Danimarkën në Elbasan.
Nuk mund të mos përfshihej kapiteni Lorik Cana. Një triumf shumë i rëndësishëm dhe kemi mundësinë ti tregojmë kujtdo se cfarë dimë të bëjmë, edhe në Europian mund ti rezervojmë vetes të tjera sodisfaksionë.
“Në këtë speciale kujohet fakti që historia e futbollit shqiptar nuk është e pasur në Arenën Ndërkombëtare ku numëron vetëm një sukses në Ballkan të vitit 1946, në një vend ku edhe klima politike nuk ka qënë asnjëherë e qetë. Shqipëria e futbollit ka ndryshuar shumë edhe në strukturat oragnizative, kemi arritur të mbledhim talente në mënyrë që kjo kombëtare të jetë sa më e fortë,”, këto ishin fjalët e presidentit Armando Duka. Sigurisht nuk mund të mungonte trajneri dhe arkitetki i lësaj skuadre Gianni De Biasi.
“Në jetë nëse beson se mund të arrish dicka atëherë me shumë mundësi do kesh sukses, nëse nuk beson dhe lufton nuk shkon askun. E arritëm këët sukses falë punës dhe grupit. Ky është triumfi më imadh në karrierën time dhe mënyra se si u prit kjo kombëtare nga populli dhe si u bashkuan shqiptarët kudo që ndodhen ishte edhe më madhështore”- dekalroi tekniku i kuqezinjve.
Tashmë Shqipëria mund të ëndërroj një të ardhme edhe më të ndritur përfundon specialja e përgatitur për kombëtaren, dhe shpresojmë që ëndrrat të realizohen edhe një herë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img