01,01,2026

Dyshohet se rreth 200 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierën e Trepçës

Must Read

Trafostacioni kryesor, i cili është në kuadër të Trepçës- Mitrovicë, është përfshirë nga flakët, duke lënë kështu një pjesë të qyteti pa energji elektrike.

Një dëshmitar, në kushte anonimiteti ka thënë për Indeksonline se pas djegies së Trafostacionit 110/35/6.3kV, rreth 200 minatorë kanë mbetur të bllokuar në minierë.

Në një prononcim për Indeksonline ai ka thënë se është duke u punuar për t’u gjetur një gjenerator i cili ka kapacitetin për të ndihmuar ata për t’i nxjerrë nga brenda.

Ndryshe, sipas tij, si pasojë e kësaj, disa ditë një pjesë e Mitrovicës do te jetë pa energji elektrike./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img