26,04,2024

Arsimi ferizajas i gatshëm për fillimin e viti të ri shkollorë

Must Read

Udhëheqja komunale dhe drejtoria e arsimit, qëndruan sot në shkollën “Astrit Bytyçi” të qytetit, prej nga i njoftuan mediat dhe qytetarët rreth përgatitjeve për vitin e ri shkollor, i cili fillon të hënën.
Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, tha konferenca mbahet në lokalet e shkollës “Astrit Bytyçi”, pasi këtu shihet më së miri përkushtimi i e drejtorisë së shkollës, por edhe i gjithë pushtetit lokal, që nxënësve dhe arsimtarëve t’u krijohen hapësira sa më të përshtatshme për mësim e punë. Ai pohoi se nxënësit dhe arsimtarët e komunës së Ferizajt vitin e ri shkollor do ta zhvillojnë në kushte shumë më të mira se më parë, kushte këto që do të përmirësohen në vazhdimësi.
14215501_10208555370140059_191575320_o
“Komuna e Ferizajt do t’u ofrojë shkollave gjithë mbështetjen e mundshme për arritjen e sukseseve sa më të larta. Ndaj, kërkojmë përkrahjen e nxënësve, punëtorëve të arsimit dhe të qytetarëve, që së bashku, ta ndërtojmë një shkollim më cilësor, i cili do të ishte konkurrent me vendet e përparuara”, tha kryetari Svarqa.
Drejtori i arsimit ferizajas, Muhamet Halili, paraqiti hollësi nga investimet që janë bërë sivjet rreth përmirësimit të mjedisit dhe lokaleve shkollore, me ndërhyrje të rëndësishme që janë bërë në 11 shkolla të komunës. Ai tha se edhe përgatitjet higjieno-teknike dhe me staf profesional, janë bërë me kohë dhe me cilësi të mirë. Për herë të parë, shkollat e Ferizajt janë furnizuar me lëndë djegëse gjatë muajve të verës, ndryshe nga herat tjera kur kjo gjë bëhej rëndom vonë në vjeshtë ose gjatë dimrit.

14215509_10208555372460117_958973831_o
Kryetari i Komunës dhe drejtori i arsimit vunë në dukje nevojën që me angazhimin e trupës arsimore, të ngritet cilësia në mësim. Ata u bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve, që arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, ta konsiderojnë si çështje me përparësi, në mënyrë që në të ardhmën të kemi të rinj të përgatitur për tregun më të gjerë të punës.
Ndërsa drejtori i shkollës “Astrit Bytyçi” falënderoi pushtetin lokal për mundësimin e investimeve dhe punëtorët e shkollës që kanë punuar me zell gjithë verën për ta përgatitur shkollën sa më mirë.
U bē e ditur se urimet për vitin e rishkollorë do të bëhet çdo vit nê shkollat të cilat do të kenë performancë më të mirë dhe do të jenë më të përgatiturit për vitin shkollorë.

14202911_1118170671563178_502297742_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img