03,07,2025

ZYRTARE: Ronaldo – PSG, e konfirmojnë mediat në Spanjë

Must Read

ronaldo-psg

Të martën është publikuar një lajm senzacional në lidhje me të ardhmen e Ronaldos.

‘France Football’ publikoi një lajm bombastik, duke deklaruar se Ronaldo do të largohej nga Reali në drejtim të PSG.

Revista franceze më tej shtoi se Ronaldo ishte takuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi pesë herë kohëve të fundit, ndërsa takimi i tyre i fundit ishte javën që shkoi, transmeton Gazeta Blic.

Por, mediat në Spanjë kanë reaguar pas këtyre thashethemeve të publikuara nga ‘France Football’:

‘Mundo Deportivo’ pohon se Ronaldo nuk është takuar fare me Al Khelaifin në Paris javën që shkoi, dhe thotë se ka marrë këto informacione nga agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes.

‘ABC’ ka shkuar edhe më tej, duke pohuar se Cristiano Ronaldo nuk e ka synim të largohet nga Reali para fundit të kontratës së tij, e cila vlen deri më 2018-tën.

Në anën tjetër, ‘El Confidencial’ ka zbuluar se Ronaldo është duke negociuar për një zgjatje të kontratës së tij me Realin, dhe se portugezi e dëshiron qëndrimin në ‘Santiago Bernabeu’ deri në vitin 2021. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img