17,09,2025

Zyrtare: Neymar – Barcelona, kjo është e ardhmja e lojtarit (Foto)

Must Read

neymar12

Zëvendëspresidenti i Barcelonës ka treguar se a do të largohet Neymar nga Barcelona.

Jordi Mestre, zëvendëspresidenti i klubit, ka bërë të ditur se klubi nuk ka synim që ta shes Neymarin.

Ylli brazilian ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin, duke rritur kështu spekulimet për të ardhmen e tij, mirëpo Mestre insiston se nuk ka shans që ai të largohet në merkato, përcjell Gazeta Blic nga “Goal.com”

Neymar nuk ka shënuar gol në pesë paraqitjet e fundit, në periudhën gjatë së cilës Barcelona humbi tri ndeshje radhazi në La Liga.

Neymar ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me klubin katalan, mirëpo Mestre ka thënë se ai dhe klubi janë të relaksuar.

“Absolutisht jo. E kam thënë shumë herë, por kjo është një pyetje e cila bëhet shpesh”, tha Mestre për ‘Barca TV’, kur u pyet se a do të largohet Neymar nga Camp Nou.

“Ne jemi të kënaqur me Neymarin dhe ai nuk është në shitje”, përfundoi zëvendëspresidenti i klubit. /Gazeta Blic/

neymar1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img