25,04,2024

Zyrtare, Lorik Cana firmos për Vëllaznimin

Must Read

cana1-690x380

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka paralajmëruar se pas Evropianit 2016, do t’i thotë lamtumirën kuqezinjve, por ikona e futbollit shqiptar nuk do të pensionohet nga futbolli.

Cana, i cili aktualisht është pjesë e klubit francez, Nantes, karrierën do ta vazhdojë në vendlindjen e tij. Mbrojtësi shqiptar ka arritur marrëveshje me KF Vëllaznimin.

Cana, i cili në të kaluarën ka bërë karrierë tek PSG, Marsielle, Sunderland e Lazio, vazhdimisht ka shprehur dashurinë për klubin e zemrës së tij, Vëllaznimin e Gjakovës.

Marrëveshjen e arritur me Lorik Canën e ka konfirmuar edhe zyrtari i klubit gjakovar, Artan Muhaxhiri.

“Pas shumë ditësh negociata kemi arritur marrëveshje me Lorik Canën. Ky është një përforcim për të cilin flet vet karriera e lojtarit”, ka thënë Muhaxheri.

Ai thotë se Cana është përforcimi i radhës në kuadër të freskimeve që është janë duke bërë kuqezinjtë e Gjakovës. Muhaxhiri është i bindur se me Canën, Vëllznimi vitin e ardhshëm do të jetë një Evropë.

“Sigurisht se prurja e Canës është një përforcim i madh. Objektivat e klubit tonë janë rikthimi në elitën e futbollit të Kosovës dhe dalja në Evropë. Me Canën sigurisht se do ta kemi më të lehtë daljen në Evropë, sepse dihet përvoja dhe potencialin që ka mbrojtësi shqiptar”, ka theksuar Muhaxhiri.

Ai ka shtuar se brenda pak ditësh në një konferencë për media, Lorik Cana do të prezantohet si lojtar i Vëllaznimit.

1 Prill

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img