27,11,2024

Zyrtare: Greva në arsim do të vazhdojë

Must Read

Greva në arsim do të vazhdojë, edhe pas vendimit të Qeverisë Haradinaj për të rritur pagat e mësimdhënësve për 20 milionë euro në vit.

Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në mbrëmjen e së dielës.

Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.

Haradinaj ka thënë se u ka kërkuar SBASHK’ut që nesër (e hënë) të rinisë mësimi.

Kryeministri ka paralajmëruar SBASHK’un që ofertë tjetër, Qeveria s’mund t’ju bëjë.

Komunikata e plotë e SBASHK’ut:

Greva vazhdon edhe ditët në vijmë

Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se Sonte në orët e vona të mbrëmjes ( në ora 19 ) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar nga kryeministri Haradinaj në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit. Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë pasi qe nuk janë përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.

Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img