05,02,2026

Zvogëlojeni shtypjen e gjakut duke ngrënë fistikë

Must Read

Shtypja e lartë e gjakut, njohur ndryshe si hipertensioni, i prekë një pjesë të madhe të njerëzve.

Simptomat ndonjëherë nuk mund të vërehen, dhe sëmundja është e rëndësishme të kontrollohet rregullisht në mënyrë që të shmangen komplikimet serioze, transmeton Telegrafi.
Shkaktarët e hipertensionit ende nuk dihen, ndonëse ka disa faktorë të cilët mund t’jua rrisin rrezikun për ta zhvilluar atë.

Ushtrimet fizike rekomandohen për të ndihmuar në zvogëlimin e shtypjes së gjakut, bashkë me eliminimin e disa ushqimeve nga dieta dhe shtimin e disa ushqimeve në pjatën tuaj.

Hulumtimet e fundit të publikuara në ‘NCBI’ thonë se fistikët janë mënyrë e shëndetshme për ta zvogëluar shtypjen e lartë të gjakut, sepse e zvogëlojnë ngushtimin e enëve të gjakut.

Vlen të ceket se përveç fistikëve, edhe bananet njihen si ushqim i shëndetshëm për hipertension. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img