29,11,2024

Zvicra alarmohet nga sëmundja vdekjeprurëse që vjen nga dushi

Must Read

Një sëmundje e rrezikshme e mushkërive ka shqetësuar zviceranët me rritjen e madhe të numrit që ka pasur kohëve të fundit. Është fjala për “Sëmundjen e legjionarëve” nga e cila gjatë vitit 2017 janë prekur 500 persona, që është për 35% më shumë se një vit më parë, shkruan sonntagsblick dhe e citojnë të gjitha mediet zvicerane sot.

Afërsisht pesë deri dhjetë për qind të infektimeve përfunojnë me vdekje.

Në Zyrën Federale për Shëndetësi (BAG) shprehin shqetësim për shtimin e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe një shifër më të lartë të rasteve të paregjistruara. Me fjalë tjera, janë evidentuar vetëm rastet e rënda, që kanë përfunduar në spital, transmeton albinfo.ch.

BAG ka ngritur një “Task Force” për të adresuar këtë shqetësim.
Bakteriet që shkaktojnë këtë sëmundje grumbullohen në instalimet që kanë të bëjnë ngrohjen e ujit si në dushe apo në wellnes si dhe në aparaturat që sigurojnë lagështinë e ajrit.

Nga BAG këshillojnë që uji nëpër boilerë (kaldaja) të ngrohet mbi 60 gradë pasi që bakteriet që shkaktojnë sëmundjen, shtohen më së shumti në temperaturat 25-40 gradë të ujit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu rekomandohet që gypat që bartin ujë të ngrohtë, të shpërlahen rregullisht.

Përkundër shqetësimit me rritjen e numrit të të prekurve nga sëmundja, në BAG thonë se nuk ka ndonjë gjendje akute që do të kërkonte ngritje të shkallës së alarmit.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img