15,11,2024

Zvarritet seanca për votimin e reformës në drejtësi

Must Read

Pritet të nisë me vonesë nga orari i paracaktuar, që ishte 21:00, seanca e Kuvendit, ku mazhoranca dhe opozita me gjasë  do të votojnë unanimisht draftin e reformës në drejtësi, për të cilin u dakordësua pasditen e sotme.

Në Kuvend kanë mbërritur ambasadorët e akredituar në Tiranë, Lu e Vlahutin, kreu i Kuvendit Ilir Meta, ndërkohë që i pranishëm pritet të jetë edhe kreu i opozitës Basha.

Seanca është shtyrë për pak kohë pasi duhet të përfundojë më parë mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, e më pas drafti të kalojë për miratim në Kuvend. Drafti për reformën në drejtësi tashmë është mbyllur dhe po shumëfishohet për deputetët.

Palët ranë dakord për draftin e ri të propozuar nga ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, pas takimeve intensive dhe të njëpasnjëshme që këta të fundit zhvilluan me kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Propozimi i ri lë në fuqi formulën hibride, ku nga 11 anëtarë të KLGJ-së, 6 i zgjedh trupa e gjykatësve, ndërsa 5 të tjerët zgjidhen nga Kuvendi. Komisioni që i zgjedh duhet të miratojë një listë në bllok që duhet të marrë 4 nga 5 vota. Institucionet në fjalë do të zgjidhen me konsensusin e opozitës, ndërsa në rast bllokimi do të zgjidhen me short.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img