28,04,2024

Zv.ministri Grainca viziton ATK-në, njihet me punën e këtij institucioni

Must Read

Ferizaj.08.11.2017. Në vazhdën e takimeve që po zhvillon nëpër institucione të rëndësishme të vendit, zëvendësministri i Financave Mustafë Grainca, sot u takua me drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës në Ferizaj. Zëvendësministri ferizajas u shpreh se nga këto vizita po informohet me problemet dhe projektet e institucioneve të cilat lidhen ngushtë me Ministrinë e Financave.

“Këtu nga drejtori unë u njoftova për sfidat dhe për të arriturat e regjionit të ATK-së këtu në Ferizaj. I regjistruam gjithë ato që janë arritur gjatë kësaj kohe dhe mendoj se ka vende për një përmirësim në performancën, në realizimin e të hyrave. Biseduam shumë dhe që të dy erdhëm në një definim që duhet të pasurohet edhe më tej aktiviteti në mes tatimpaguesve dhe institucionit të ATK-së, e gjithë kjo në funksion të rritjes së të hyrave dhe kryekëput për të ndihmuar zhvillimin e shtetit tonë. Ato që sot marr nga drejtori do t’i adresoj edhe në nivel të ministrisë për të reflektuar pastaj që këto të meta që janë prezente të eliminohen”, tha Mustafë Grainca.

Ndërkaq, drejtori i Administratës Tatimore në Ferizaj Avdi Jakupi, tha se takimet me përfaqësues shtetëror janë gjithmonë në favor të përparimeve që mund të ndodhin në institucionet e vendit. Jakupi tha se zëvendësministrit ia tregoj të gjitha ecuritë e proceseve dhe projekteve që aktualisht realizohen në këtë administratë rajonale.

“U munduam që ne ta njohim zëvendësministrin për aktivitetin që zhvillohet në regjionin e Ferizajt për çështje të tatimeve, menaxhimin e tatimeve. Ne po ashtu e njoftuam Graincën për proceset që po zhvillohen në përgjithësi , për sfidat dhe arritjet si dhe për proceset që na presin për të përmbushur planin që kemi në realizmin e buxhetit dhe arkës shtetërore”, tha Jakupi.

Përveç shumë pikave të tjera që duhet përmirësuar, u tha se hap drejt progresit të Administratës Tatimore në Ferizaj, është edhe rritja e numrit të inspektorëve tatimor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img