13,10,2024

Zv.kryeministri Halili: Dënim maksimal për vrasësin e Almirit

Must Read
Festim Halili

Halili thotë se ky akt mizor duhet të trajtohet me një seriozitet të denjë dhe organet e drejtësisë të japin dënim maksimal për vrasësin.

“Sot, udhëtuam për në Kumanovë me qëllim të ndarjes së dhimbjes dhe shprehjes së ngushëllimeve të sinqerta familjes së engjullit të vogël, Almirit 4 vjeçar, i cili u nda nga kjo botë për të na takuar në botën e amshimit. Ky akt mizor duhet të trajtohet me një seriozitet të denjë dhe organet e drejtësisë të japin dënim maksimal për vrasësin. Askush ska të drejtë të privojë nga jeta një fëmijë të pafajshëm. Ne të gjithë së bashku do të impenjohemi që të ndjekim rastin nga afër dhe të ofrojmë të gjithë potencialin tonë ligjor, me qëllim që vrasësi të merr dënimin e merituar”, ka shkruar kështu zëvendëskryeministri Festim Halili.

The post Zv.kryeministri Halili: Dënim maksimal për vrasësin e Almirit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img